Vendimi për targat, Andi Bushati: Reciprociteti një nga kuajt e betejës së Vetëvendosjes për vota

20 Shtator 2021 | 20:23

Analisti Andi Bushati shprehet se vendosja e reciprocitetit me targat është një nga betejat kryesore të Vetëvendosjes për të siguruar vota.

Sipas tij, vendimi është i drejtë pasi Serbia nga ana e saj nuk i njeh targat e Kosovës. Por, Bushati thotë se vendimi do të duhej të bëhej publik fillimisht dhe më pas të nisej zbatimi.

Bushati tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur këtë mënyrë për shkak se mund të paguante kosto politike në rast se vendimi nuk do të përfillej.

“Çdo politikan aq më pak në prag të zgjedhjeve ka përgjegjësinë ndaj shtetit por ka edhe një merak politik. Nëse nxjerr një urdhër dhe kthehet në bumerang se serbët në veri nuk e përfillin dhe kundërshtarët e tu politik në Prishtinë bëhen aleat me Serbinë dhe të sulmojnë, atëherë je i detyruar që të marrësh dhe masa force që vendimi të shkojë në vend”, deklaroi analisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022