Qytetarët thyejnë rregullat, Rama urdhër të ri Policisë dhe Ushtrisë: Krijoni kordonët sanitarë në tregje, burg shkelësve!

4 Prill 2020 | 10:48

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë disa foto në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku shquhen qartë një numër i madh qytetarësh që kanë vërshuar duke bërë pazar në Tiranë duke mos respektuar distancën e kërkuar nga autoritetet.

“Nëse ky është niveli i kuptimit të detyrës qytetare në frontin e kësaj lufte për jetë a vdekje dhe meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t’u lëshuar me idenë se s’na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë!”, shkruan Rama.

[instagram_feed=p/B-jn4xvIXxK]

Ai i bën thirrje Policisë dhe Ushtrisë që të formojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve dhe të frenojnë çdo abuzim të qytetarëve.

“Ushtria dhe policitë bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. policia e shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore! Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie! nëse do të lehtësojmë me pikatore popullin e përgjegjshëm, kokëshkretëve do t’ua bëjmë ferr këtë sjellje që na fut në zjarr të gjithëve!”, shtoi ai.

Shefi i qeverisë rendit qytetet në Shqipëri, të cilat sipas tij mbeten vatra të rrezikshme të përhapjes së epidemisë COVID-19.

“Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si kombëtarja kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar”, nënvizon Rama.

Lexoni gjithashtu: 

Rritet e bilanci i të prekurve me COVID-19, 333 të infektuar dhe 18 viktima në Shqipëri

Burimet konfirmojnë për Euronews Albania: Doktor Dhimitër Kraja shërohet nga COVID-19

Tre infermierë të tjerë mposhtin COVID-19 I Deri tani shërohen 99 persona, mes tyre pacientë dhe personel mjekësor

Mblidhet Komiteti i Epidemisë, ekspertët parashikojnë pikun e COVID-19 në Shqipëri

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026