Deputeti i PS-së: Agjencia për Media dhe Informim do kontrollojë pozitivisht të gjitha informacionet nga ministritë
Deputeti Besian Ajazi, njëkohësisht edhe sekretar i Komisionit të Medias u shpreh për Euronews Albania se nëpërmjet Agjencisë për Media dhe Informim qeveria do të kontrollojë në kuptimin më pozitiv të fjalës të gjitha informacionet nga ministritë.
Deputeti sqaroi se kjo agjenci nuk është një shtim hallkash burokratike, përveçse një sistemim dhe rregullim i këtij sektori të madh dhe të rëndësishëm.
Ai shtoi se kjo strukturë e re nuk është një agjenci lajmesh, por një organizimi i brendshëm i qeverisë për informacionin që përcjell në lidhje me aktivitetet e saj.
“Është një vendim i Këshillit të Ministrave që nuk ka të bëjë fare me median. Nuk ka të bëjë fare me gazetarinë dhe gazetarin. Nuk është agjenci lajmesh shtetërore. Është një organizim i brendshëm i qeverisë në mënyrën sesi ajo e ka menduar të funksionojnë në lidhje me transparencën, organizmin e aktiviteteve politike, mediatike të ministrave dhe kryeministrit apo drejtorive të ndryshime që do të ketë në varësi kjo agjenci”, u shpreh ai.
Sipas tij, tashmë do të jetë i njëjti komunikim, gazetar-zyrë e shtypit, gazetar-zëdhënës, gazetar-këshilltar për mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta