Përplasjet brenda PD, Berisha ‘foltore’ në Fier, Basha takon krerët e degëve në rrethe

21 Shtator 2021 | 17:10

Që pas 9 shtatorit, kur Lulzim Basha vendosi të linte jashtë grupit parlamentar Sali Berishën, në Partinë Demokratike ka filluar përplasja mes mbështetëseve të ish-liderit historik demokrat dhe atyre që janë pro përjashtimit të tij.

Në një kohë që Berisha ka nisur turin e takime në rrethe, në selinë blu gjatë dy ditëve të fundit janë parë të hyjnë krerët e degëve në rrethe.

Këtë të martë, Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës në qytetin e Fierit, ku u prit me ovacione nga demokratët.

Gjatë takimit, z. Berisha tha se Lulzim Basha e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritur partinë “në nivel minimal”. Madje, ish kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.

Ndërkohë, në selinë blu kanë zhvilluar takime me lidershipin demokrat krerët e degëve të qarkut Fier. Po ashtu në selinë e Partisë Demokratike ishin krerët e degëve të qarqeve Kukës dhe Shkodër.

Mësohet se takimet kokë më kokë me çdo drejtues dege po zhvillohen në kuadër të riorganizimit të aksionit opozitar gjatë vjeshtës.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se nuk ka një vendim të brendshëm për t’i bojkotuar takimet që organizon Sali Berisha në qytete të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026