Gjermanët vendosin më 26 shtator, Merkel në krah të Laschet, SPD në avantazh
Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, kur pas 16 vitesh vendi do të ketë një kancelar të ri.
Sondazhet e fundit tregojnë për një avantazh të socialdemokratëve të SPD përballë konservatorëve të kancelares Merkel, por gara mbetet shumë e ngushtë.
Në orët e fundit të fushatës, Merkel qëndroi përkrah kandidatit të partisë së saj Armin Laschet.
“Unë ju kërkoj të bëni gjithçka që mundeni për të mbrojtur prosperitetin e Gjermanisë në vitet e ardhshme. Për të siguruar Gjermaninë. Dhe personi që mund ta bëjë këtë; i cili po bën fushatë dhe është i gatshëm për të luftuar me pasion është Armin Laschet dhe kjo është arsyeja pse të dielën duhet t’i jepni CDU-së të dyja votat”, u shpreh Merkel.
Fjalimi i Merkel u përshëndet me një përzierje duartrokitjesh dhe por edhe thirrje nga një grup protestuesish të krahut të djathtë që kundërshtojnë masat anti covid.
Kancelarja Merkel e cila është në pushtet që nga viti 2005, pas 26 shtatorit largohet nga qeverisja e vendit. Olaf Scholz kandidat i SPD është zgjedhja më e popullarizuar e votuesve gjermanë për ta pasuar atë si kancelar.
Sipas sondazheve parashikohet se SPD do të fitojë 206 vende në Bundestag, blloku CDU/CSU 185, të Gjelbrit 140, FDP dhe AfD 91 secila dhe të Majtën 49.
Një rezultat i tillë shton mundësinë e formimit të katër koalicioneve.
Koalicionet e mundshme në Gjermani
- SPD me të Gjelbrit dhe FDP
- Blloku CDU/CSU me të Gjelbrit dhe FDP
- SPD me të Gjelbrit dhe të Majtën
- SPD me konservatorët si partner i ri.
Të gjitha partitë kanë përjashtuar mundësinë për të punuar me AFD-në populiste, të së djathtës ekstreme.
Scholz dhe të Gjelbrit kanë qëndruar larg idesë për krijimin të një koalicioni me konservatorët, duke thënë se aleanca CDU/CSU duhej të rindërtohej në opozitë pas 16 vitesh të sundimit centrist, të drejtuar nga konsensusi i Merkelit.
Por, gjithçka do të zbulohet më 26 shtator kur gjermanët u drejtohen kutive të votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut