‘Dita pa makina’ shkakton trafik të rënduar në mbi dhjetë rrugë kryesore të Tiranës

22 Shtator 2021 | 10:39

Organizimi i Bashkisë Tiranë sot për “Ditën pa makina” ka shkaktuar një situatë kaotike për më shumë se 10 rrugë kryesore të kryeqytetit.

Bllokimi i kalimit në të paktën katër rrugë kryesore si dhe zhvendosja e stacionit fundor në linjën e transportit urban “Qendër-Porcelan” ka detyruar shumë prej qytetarëve që të kërkojnë të lëvizin në rrugë të tjera.

Kjo ka bërë që kryesisht në rrugët rreth qendrës të ketë trafik të rënduar.

Aplikacioni i Google që jep në kohë reale trafikun pasqyroi një situatë me lëvizje të ngadalta në rrugët:

  • Unaza e vogël rreth Qendrës
    (rrugët: Abdi Toptani; Barrikada; Urani Pano; Ibrahim Rugova)
  • Rruga e Kavajës drejt Qendrës (linja Kinostudio-Kombinat)
  • Rruga Fortuzi drejtimet Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Zogu i I-rë
  • Rruga Myslym Shyri drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit
  • Rruga George W.Bush drejt Rrugës së Elbasanit
  • Rruga Luigj Gurakuqi drejt Rrugës Hoxha Tahsim (linja e Porcelanit)
  • Rruga Asim Vokshi drejt Rrugës Don Bosko (linja e Unazës)
  • Rruga Dritan Hoxha drejt Zogut të Zi (linja e Tiranës së Re)
  • Rruga Muhamet Gjollesha drejt Zogut të Zi (linja e Unazës)
  • Bulevardi Bajram Curri drejt kryqëzimit me Rrugën Sulejman Delvina (linja e Tiranës së Re)
  • Rruga Barrikadave drejt Rrugës Reshit Petrela (linja e Unazës)
Situata e trafikut në Tiranë ora 10:30, Google.

Aplikacioni i Google bazohet te GPS-i i personave që mbajnë celularë dhe janë duke lëvizur në rrugë me makina.

Dita pa makina planifikohet të zgjasë nga ora 8:00 deri në 14:00. Kjo politikë e Bashkisë Tiranë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur mjete alternative transporti si biçikleta.

Banorët e Tiranës kanë rreth 180 mijë makina, ku 8 nga 10 prej tyre janë vetura. Në raport me gjithë vendin (rreth 570 mijë automjete), sipas Bashkisë Tiranë, qytetarët e kryeqytetit zotërojnë 31% të makinave totale që kanë shqiptarët.

Numri i makinave është thuajse dyfishuar dhjetë vitet e fundit për shkak të zhvillimit urban të qytetit, ndërkohë që gjatë ditës në Tiranë qarkullojnë dhe makina nga rrethet të cilat vijnë për arsye pune, apo qoftë dhe kalimi për në vend tjetër – për shembull, Durrës, Elbasan etj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026