“Kufizimi” përplas Ramën e Metën| Kryeministri: Burg për shkelësit. Presidenti bën thirrje të respektohet Kushtetuta

5 Prill 2020 | 07:10

Në prag të ndalim-qarkullimit prej 40 orësh, duke nisur nga ora 13:00 e së shtunës e deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës, shumë qytetarë u dyndën në dyqane dhe tregje për të bërë blerjet e fundit.

Për të mos u përsëritur të tilla skena, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ushtria dhe policia do të krijojnë urgjentisht kordonë dhe do të penalizohet kushdo që do të shkelë rregullat për parandalimin e coronavirus.

“Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!” u shpreh kreu i qeverisë.

Duke renditur qytetet, që tashmë jane vatra që po zgjerohen dita-ditës, kryeministri tha se nuk ka rrugë tjetër veç zbatimit të rregullave strikte, për ta fituar luftën me COVID-19

“Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, në qoftë se do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj…“ u shpreh kreu i qeverisë.

Për mosrespektim të masave reagoi edhe presidenti Ilir Meta. Por numri një i shtetit kërkoi që masat të merren duke respektuar normat në fuqi, në mënyrë që të mos krijohen konflikte sociale apo gjyqësore.

“Është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre. Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës”, tha kreu i shtetit.

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 223 persona dhe 33 drejtues mjetesh për moszbatim të urdhrit të ndalim-qarkullimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026