Oliver Varhelyi për reciprocitetin e targave: Veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje

22 Shtator 2021 | 11:25

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u përmbajtur dhe për të ulur tensionet.

Varhelyi shkroi në faqen e tij zyrtare në Twitter se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje dhe të dy vendet duhet t’i kthehen dialogut.

Pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga Kosova, situata në veri të vendit është shumë e tensionuar.

Komisioneri deklaroi të mërkurën se të gjitha këto tensione të panevojshme duhet të tërhiqen.

“Është e detyrueshme të përmbaheni dhe të ulni tensionet, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesa. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen,” – shkroi Varhelyi.

Të hënën qeveria e Kosovës bëri me dije se të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, diçka që mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç...
15:05 | 26/07/2026

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026