Bushati: Basha ka kaluar në sqetullën e Kim. Haxhiu: Berisha e ka humbur betejën

22 Shtator 2021 | 20:35

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë ndarë qëndrime të kundërta për sjelljen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupit parlamentar.

Sipas Bushatit, “është hera e parë që kur ka hyrë Basha në politikë që në 2005 që vë shenjën e barazimit mes Ramës dhe Berishës”, duke thënë se janë dy anë të së njëjtës monedhë.

Andi Bushati tha se e sheh këtë si një tentativë nga Basha për t’u bërë lider i vërtetë dhe këtë mund ta arrijë pasi “të ndahet nga Berisha dhe di të përballet me Ramën”.

Por, ai shtoi se “Basha nuk është vetvetja, thjesht ka ndërruar sqetull. Nga sqetulla e majtë e Saliut ka kaluar në sqetullën e djathtë të Yuri Kim”.

Për Baton Haxhiun, Berisha e ka humbur betejën edhe në publik përballë Bashës. Ai shtoi se tani Basha “ka hapur një betejë të së ardhmes që besoj se e ka me Edi Ramën”.

Për Bushatin përjashtimi i Berishës duhej të ishte bërë përmes forumeve, ndërsa Haxhiu thotë se është e shkruar në statutin e PD që është parti euro-atlantike.

“Nuk mund të kërkosh etikë në antiligjshmëri. Nuk shkohet në votim për çmenduri”, u shpreh Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022