Pjesëtari i ekipit negociator: Serbia duhet të nisë zbatimin e 11 marrëveshjeve të bëra në Bruksel
Këshilltari i ish-kryenegociatores së Kosovës, Edita Tahiri, Gazmir Raci u shpreh për Euronews Albania se problemi në çështjen e reciprocitetit të targave qëndron tek fakti që Serbia nuk njeh Republikën e Kosovës.
Ai theksoi se Serbia ka 11 marrëveshje që nuk po i zbaton edhe pse janë obligim nga Brukseli. Ai nënvizoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të zbatohet marrëveshja e 2016 në Bruksel me Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk pritet që të kemi një dialog me intesitet të lartë për shkak të zgjedhjeve. Vendimi i fundit tashmë i ka riaktivizuar ndërmjetësit ndërkombëtar dhe SHBA dhe pres që palët të ulen në tryezë, të ulen gjakrat, të vendosit rendi në pjesën veriore”, tha ai, teksa komentoi tensionet e fundit në kufi.
Ndërsa, gazetari Nexhat Behluli theksoi se fillimi i reciprocitetit për targat është një lajm i mirë për shqiptarët në Luginën e Preshevës, pasi pas saj mund të zbatohen edhe masa të tjera, si njohja e diplomave.
Ai shtoi se i vetmi problem për shqiptarët atje janë tensionet e krijuara ditët e fundit në kufi.
Zbatimin e marrëveshjes për targat me Serbinë në këtë periudhë, gazetari e shikon si veprim populist të Albin Kurtit pak javë para zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta