Pasojat e COVID-19 në vend, fermerët e qarkut të Korçës nuk mund të shesin prodhimet e tyre
Një ndër sektorët më të prekur nga izolimi për shkak të COVID-19 në vendin tonë është edhe bujqësia. Shumë fermerë në qarkun e Korçës shprehen se i gjithë prodhimi bujqësor u ka mbetur pa shitur për shkak të rënies së fuqisë blerëse në vend dhe rajon.
“Këtu sot për sot janë mbi 10 mijë kuintalë patate pa shitur në të gjithë fshatin. S’ka treg, makinat vijnë rrallë, edhe ata që vijnë i duan pa lekë. Se si do bëhet puna jonë. Kemi punuar tërë vitin, shteti nuk mban asnjë lloj përgjegjësie”, tha fermeri Skënder Llapjani.
Fermerët as nuk mendojnë fitimin, por kërkojnë mbulim të shpenzimeve nga institucionet shtetërore. E njëjtë është situata edhe për Ilirian Agollin.
“Tani po presim të shesim, por nuk na vjen asnjë tregtar. Nuk e dimë ne se nga hyn malli dhe nga nuk hyn. Nuk po marrim dot çerekun e lekëve, sepse për fitim nuk bëhet fjalë”, tha ai.
I revoltuar një ndër fermerët, i cili është kthyer nga emigracioni tregon se është në gjendjen e falimentimit ndërkohë që është gati që të çojë për bamirësisë produktet e tij.
“Dua të nxjerr shpenzimet e mia. Unë sot jap dhjetë kuintalë për popullin pa lekë nga ana ime”, u shpreh Igli Kreka.
Ndërkohë sipas ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, ky sektor në tërësi nuk është prekur nga COVID 19, ndonëse sipas tij ka çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve