Situata në Kapshticë, dhjetëra shtetas shqiptarë të bllokuar në kufirin me Greqinë
Rreth 25 shtetas shqiptarë ndodhen të bllokuar në tokë neutrale midis kufirit shqiptaro-grek prej më shumë se 24-orësh në pritje të kalimit në tokën shqiptare. Bllokimi i tyre vjen si pasojë e masave të marra nga qeveritë respektive të dy vendeve për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.
17 shtetas të tjerë shqiptarë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bilishtit për shkak të gjendjes së rënduar të tyre si pasojë e temperaturave të ulëta dhe qëndrimit për një kohë të gjatë pa ngrënë ushqim. Kreu i Shtetit, Ilir Meta, si dhe shefi i opozitës, Lulzim Basha, i kanë bërë apel qeverisë që të zgjidhë menjëherë këtë situatë të vështirë.
Për këtë situatë, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, ky komitet fton autoritetet shtetërore të gjejnë sa më parë zgjidhje, dhe qytetarët e bllokuar në pikat kufitare të kthehen në shtëpitë e tyre.
“KShH i bën thirrje autoriteteve shqiptare për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë dhe emergjente ndaj kësaj situate. Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit johuman dhe degradues. Gjithashtu, në kushtet e krijuara kur shumë prej këtyre shtetasve po kthehen për shkak të përfundimit të punëve sezonale në vendet fqinjë, është i papranueshëm procedimi i tyre penal apo arrestimi për kalim të paligjshëm të kufirit (referuar burimeve mediatike). KShH i rekomandon autoriteteve një qasje humane dhe jo ndëshkuese ndaj kësaj kategorie personash, të cilët kanë vepruar në kushtet kur liria e tyre e lëvizjes është kufizuar në mënyrë jo proporcionale dhe në kushtet për të garantuar mbijetesën, pasi nuk përballojnë dot qëndrimin dhe jetesën në vendet fqinje”, thuhet mes tjerash në apelin e KShH-së.
Lexoni gjithashtu:
Autoritetet shqiptare i kërkojnë të kthehen pas emigrantëve të mbetur në pikën kufitare të Kakavijës
Shqiptarët e bllokuar në kufi me Greqinë, reagojnë Meta, Rama dhe Basha
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje