Çështja Tahiri kthehet në Apelin e Gjykatës së Posaçme
Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e ish-mininistrit të Brendshëm Saimir Tahiri për rikthimin e çështjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit me një trup të re gjykuese.
Avokati Haxhia argumentoi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë, ndërsa theksoi se në Apelin e GJKKO-së do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin.
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se duhet pritur dhe qëndrimi i SPAK në Gjykatën e Posaçme të Apelit pasi më herët ka kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, por shkalla e parë i dha pafajësinë ish-ministrit.
Saimir Tahiri është akuzuar më herët për trafik narkotikësh dhe grup kriminal në bashkëpunim me klanin “Habilaj”.
Në shkallën e parë, Tahiri u dënua me 3 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa Gjykata Posaçme e Apelit prishi këtë vendim duke urdhëruar gjykimin nga e para me një trup tjetër gjykuese.
Pikërisht për këtë vendim, Tahiri iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs, ndërsa kjo e fundit pritet të shprehet mbi vijueshmërinë e një prej proceseve më të bujshme të viteve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq