Arrestohet infermierja, iu vidhte kartat e identitetit pacientëve për të marrë kredi
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, mes të cilave një infermiere e cila vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas i përdorte për të marrë kredi.
Sipas policisë infermierja Elisabeta Bardhollari u merrte kartat pacientëve dhe pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha, shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se infermierja Elisabeta Bardhollari punonte tek Psikiatria. Ndërsa Orjada Hoxha punonte tek dyqani i elektro-shtëpiakeve ‘Gotech’ në zonën e Porcelanit, ku përmes Bardhollarit, e cila merrte karta ID të pacientëve, aplikonte për kredi online tek ‘IuteCredit’.
Policia thotë se po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq