Drejtoresha e Vodafone Europe flet për të ardhmen e teknologjisë dhe telekomunikacionit në Shqipëri
Shqipëria ka potencial të lartë si edhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital, ndikimi i të cilit është rritur edhe për shkak të pandemisë. Kështu u shpreh në studion e “Euronews Albania”, Serpil Timuray, drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe.
Sips znj. Timuray në Shqipëri vihet re një “etje” për transformime teknologjike, mundësi të jashtëzakonshme në treg si edhe larmi talentesh të reja. Për këtë, Vodafone e sheh Shqipërinë se një vend me potencial për të ndërtuar një nga tre laboratorët dixhitalë të Evropës që punojnë për këtë sipërmarrje, si një mundësi e mirë edhe për të punësuar talente të reja.
“Një kontribut strategjik në Shqipëri është shndërrimi i vendit tuaj në “shtëpinë tonë të talenteve”, ku nga njëra anë të rrisim talente shqiptare që mund të punojnë jashtë vendit, por edhe të sjellim talente ndërkombëtare në Shqipëri, që të mësojnë nga ky treg dhe këtë njohuri ta çojnë në tregje të tjera”, u shpreh znj. Timuray
Sektori i teknologjisë dhe telekomunikacionit është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rrjeti në fjalë i telekomunacionit po përgatitet për një të ardhme dixhitale, duke bërë investime të mëdha për një një rrjet sa më të shpejtë, meqenëse shpejtësia është çelës në epokën tonë.
Serpil Timuray tha se Vodafone synon një shoqëri dixhitale dhe për këtë ka hartuar një program, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Ky program ka si synim edhe kultivimin e aftësive dixhitale të 16 milionë studentëve deri në vitin 2027. Gjithashtu, kjo kompani ka si synim edhe punësimin dhe mbështetjen grave.
“Kemi lançuar një shtesë të këtij programi, me synimin për të aftësuar 16 milionë studentë të rinj me aftësitë dixhitale brenda vitit 2027. Një ndër synimet tona më të mëdha është të mbështesim gratë, si krah pune, por edhe gratë në përgjithësi në shoqëri. Shqipëria është një shembull i mirë i iniciativave të rëndësishme që po ndërmarrim për gratë, njëra prej të cilave është “Brightsky”, ku përmes teknologjisë iu vijmë në ndihmë grave të rrezikuara nga dhuna, veçanërisht ajo në familje”, u shpreh Serpil Timuray.
Një nga prioritet e Vodafone është kontributi në mbrojtjen e mjedisit.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë