‘Është fatkeqësia e këtij brezi’, qytetarët të shqetësuar për përdorimin e kanabisit tek të rinjtë

30 Shtator 2021 | 07:30

Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit në vend tregon se veprat penale për prodhimin dhe kultivimin e narkotikëve kanë shënuar rritje gjatë vitit 2020 me 17.8% krahasuar me një vit më parë.

dhënat flasin për shtim të përdoruesve të drogave, kryesisht kanabisit.

Përqindjen më të lartë e zënë të rinjtë. Qytetarët në zona të ndryshme të Tiranës thonë se e ndeshin shpesh këtë fenomen në lagjet e tyre apo pranë shkollave.

“Është shtuar shumë shumë, në çdo cep pallati shikon që e konsumojnë, madje ka edhe femra. Është fatkeqësia e këtij brezi”, u shpreh një qytetar.

“Gjëja më e gabuar, edukimi i keq i prindërve. Prindërit ju plotësojnë të gjitha kushtet”, tha një tjetër.

“Duhet të funksionojë shteti, të ketë një program për të rinjtë”,  theksoi një qytetare.

Ndërkaq, të dhënat e institutit të Shëndetit Publik tregojnë se ka pasur rëniepërdoruesve të alkoolit apo duhanit, por e kundërta ka ndodhur me përdoruesit e drogës. Përdoruesit e kanabisit janë rritur me 1.5 herë, ata te kokainës dy here dhe po kaq edhe përdoruesit e heroinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022