Marrëveshja për targat Kosovë-Serbi, Haxhiu: Qeverisja e VV-së na turpëroi
Marrëveshja e arritur për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nxiti debat mes dy anlistëve në “Shock”.
Baton Haxhiu u shpreh kritik për qeverisjen e Kurtit, e cila sipas tij në gjashtë muaj qeverisje nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse ka turpëruar Kosovën.
“Për gjashtë muaj na turpëroi qeveria e Vetëvendosjes sa nuk krahasohet me asgjë tjetër.”, tha ai.
Andi Bushati thotë se ka ikur koha kur Serbia kërkonte lëshime për t’u ulur në tryezën e dialogut në Bruksel.
“Unë vazhdoj të qëndroj në pozita maksimaliste dhe them periudha kur Serbisë i duhej dhënë diçka për të vijuar dialogun ka përfunduar”, tha ai në emisionin “Shok” në Euronews Albania.
Ai pohoi se qasja e ndjekur nga Vetëvendosje është qasje e duhur me rrethanat ku ndodhet Kosova në raport me Serbinë.
“Për sa kohë qeveria e VV-së do ketë këtë qasje, unë do ta mbështes, kur të bëhet si këta të tjerët unë nuk do ta mbështes”, shtoi ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta