Mjeku Koraqi: Gjatë muajit tetor pritet të ketë rritje të numrit të infektimeve
Mjeku Andi Koraqi u shpreh për Euronews Albania se gjatë muajit tetor pritet të ketë një rritje të infektimeve me COVID-19.
Mjeku sqaroi se kjo situatë mund të shkaktohet nga fillimi i procesit mësimor në shkolla, ku rriten edhe kontaktet mes grup-moshave të ndryshme.
Sa i përket rritjes së infektimeve dhe si pasojë e fataliteteve në muajin shtator, ai theksoi se gjithçka erdhi nga periudha e verës ku nuk u respektuan masat.
Mjeku nënvizoi se vaksina të mbron më shumë nga fataliteti sesa transmetimi.
Për vaksinimet tek gratë shtatzëna, z. Koraqi deklaroi ato se mund të vaksinohen me “Ffizer”, pasi studimet kanë treguar se injektimet nuk shkaktojnë probleme tek nënat shtatzëna apo foshnjat e tyre.
“Studimet e fundit, sidomos ‘Ffizer’ nuk kanë asnjë impakt si në gratë shtatzëna ashtu edhe në fertilitetin mashkullor dhe femëror. Këto grupe të cilat janë në risk mund të vaksinohen me Pfizer”, u shpreh mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta