11 mijë fuçi nafte në ditë, Bankers i angazhuar të rrisë investimet për prodhimin e naftës

1 Tetor 2021 | 10:00

Bankers Petroleum aktualisht po prodhon 11 mijë fuçi me naftë në ditë, ndërsa 8 muajt e parë të vitit ka nxjerrë 440 mijë tonë.

Kompania që operon në Patos Marinëz thotë se do të rrisë më tej investimet për të kapur sasinë e prodhuar përpara pandemisë.

Prodhimi ditor në fushën e naftës të Patos-Marinzës ka arritur në rreth 11 mijë fuçi. Bankers Petroleum Albania administron aktualisht në të gjithë fushën mbi 630 puse aktive, ku më shumë se 70% e tyre janë puse prodhimi dhe pjesa tjetër janë puse injektimi dhe depozitues.

Kompania planifikon të rrisë investimet në mënyrë që të rrisë prodhimin dhe të arrijë nivelet para pandemisë.

Në shtator 2021, çmimet e naftës Brent u rritën mbi 80 dollarë amerikanë/fuçi në krahasim me rreth 40 dollarë/fuçi vitin e kaluar, gjë që mundëson rritjen e investimeve në këtë sektor.

8 muajt e parë të vitit 2021, rreth 440 mijë tonë naftë bruto u prodhuan në Patos-Marinzë.

Drejtuesit e Bankers janë optimistë se prodhimi do të përmirësohet në muajt e ardhshëm me rritjen e investimeve dhe të efikasitetin në operacionet e përditshme të prodhimit të naftës. Pjesa më e madhe e naftës bruto të prodhuar nga fusha e naftës Patos-Marinzës është eksportuar në tregjet e huaja për shkak të kapaciteteve të ulëta të rafinerive vendase.

Nafta e prodhuar në fushën Patos-Marinzës përbën mbi 90% të totalit të naftës së prodhuar në vend, ndërsa kompania ka paguar mbi 800 milionë dollarë taksa që prej vitit 2014.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026