Ish-zv.ministrja e Drejtësisë: Shtyrja e proceseve gjyqësore ka ulur besimin e publikut
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) pritet të miratojë hartën e re të gjykatave, pas boshllëqeve, që u krijuan nga shkarkimi i gjyqtarëve nga vettingu dhe dorëheqjet.
Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi thotë se harta gjyqësore lindi si kërkesë e qytetarëve, të cilët janë ankuar për mungesë transparenca apo dhe vonesa në procese.
“Harta gjyqësore është një nga elementët që ndikon pozitivisht ose negativisht në cilësinë e dhënies së drejtësisë në raport me aksesin në drejtësi. Arsyet e propozimit të reformës është pakënaqësia e publikut, kryesisht në vonesa apo për mungesë transparence”, tha ajo për Euronews Albania.
Ajo theksoi se shtyrja e proveseve gjyqësore ka bërë që qytetarët të kënë më pak besim të drejtësia shqiptare.
“Shtyrja pafund e proceseve gjyqësore ka zbehur besimin e publikut tek drejtësia”, theksoi ajo.
Znj. Kasmi thekson se procesi i vettingut bëri që çështjet gjyqësore të zvarriten me disa vite për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.
“Reformën e përkrahën shumë juristë, sidomos qytetarë shqiptarët, ku presin të ketë arritje shpresëdhënëse. Pavarësisht sa i nevojshëm do të ishte vettingu, tani këto kohë të gjithë çështjet kanë një zbritje deri në katër vite. Të gjitha çështjet janë zvarritur për shkak të vettingut”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut