Artan Hoxha: Bizneset që vijojnë prodhimin duhet të ndihmohen me kredi me 0 interes
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania eksperti i ekonomisë, Artan Hoxha, u shpreh se beson që tashmë është tejkaluar shifra e 50-60 mijë të papunëve, të cilën e parashikonte ministrja e ekonomisë Anila Denaj.
“Nëse një biznes nuk ka punë, apo nuk mund të prodhojë, nuk mund të mbajë njerëz në punë me pagesë, pa prodhuar ose pa shitur. Kjo është situata objektive, nuk është çështje subjektiviteti. Konsumi ka rënë, shumë mallra dhe produkte nuk blihen fare sot në treg. Njerëzit janë fokusuar te mallrat më të domosdoshëm në blerjet e tyre. Nga ana tjetër edhe vetë punonjësit janë të interesuar të mos shkojnë në qendra pune ku mund të ketë rrezik për përhapjen e coronavirusit. Shteti shqiptar, ato taksa që ka mbledhur ndër vite t’ia kthejë mbrapsht njerëzve dhe bizneseve në formën më të mirë dhe në masën më të madhe të mundshme”, tha Hoxha.
Eksperti i ekonomisë shtoi gjithashtu se nevojitet një mbështetje më e madhe ekonomike ndaj bizneseve apo punonjësve.
“Mjaft vende kanë deklaruar paketa financiare që arrijnë 7,8 deri në 10% të prodhimit të brendshëm bruto vjetor të tyre. Deri më sot në deklarimin e qeverisë shqiptare mezi kemi kapur 2.5%. Besoj se ka nevojë për shumë më tepër nxitësa ekonomikë dhe mbështetje në këtë situatë që të kompensojnë edhe gjendjen dëshpëruese që kanë operatorët ekonomikë, qoftë nga ana e kërkesës apo dhe nga ajo e ofertës. Bizneset të cilat do të mund të vijojnë prodhimin pjesërisht mund të kenë nevojë për t’u mbështetur me kredi me kosto mundësisht zero ose sa më pranë zeros, për të shtyrë këto 2-3 muaj. Bizneset të cilat për shkak të goditjes së këtyre 2-3 muajve nuk e marrin veten as në 2-3 vitet e ardhshme, është e kot të flasim për ta që të marrin kredi. Në këtë rast punonjësit duhen ndihmuar drejtëpërdrejtë përmes skemave sociale”, u shpreh Hoxha për Euroneës Albania.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane