Nis rindërtimi në Thumanën e shkatërruar, Rama: Do punojmë ditë e natë me nga 4 turne

8 Prill 2020 | 12:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kanë inspektuar sot nisjen e punimeve për për rindërtimin e 3400 shtëpive individuale në zonën e Thumanës.

Kjo zonë u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar dhe shumë familje mbetën në qiell të hapur. Shefi i qeverisë theksoi se nuk mund të ndërtohen të gjitha shtëpitë, por priritet do të kenë shtëpitë individuale.

“Thumanë: Rinisim rindërtimin. Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort”, shkruan Rama në “Facebook”, ndërsa publikon edhe momente nga inspektimi i fillimit të procesit të rindërtimit.

Sipas kryeministrit, puna për ndërtimin e tyre do të vijojë me shumë turne deri në përmbushjen e objektivit final, që është strehimi i familjeve në nevojë.

“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt vitit të ri me sukses. Tani s’i bëjmë të gjitha, besoj që shumicën e atyre që kanë shtëpi individuale do bëjmë çmos ta çojmë me sukses deri në vitin e ri. Do bëjmë çmos dhe do punojmë ditë-natë, me 3 apo 4 turne”, tha Rama.

Tëermeti tragjik i 26 nëntorit 2019 shkaktoi pasoja të rëndë për Shqipërinë. Zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana, ndërsa fatkeqësisht nga kjo dukuri natyrore humbën jetën 51 qytetarë poshtë rrënojave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026