Basha apel qytetarëve: Çdo ditë sakrifice për të ruajtur jetën, është një betejë e fituar
Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën dhe përhapjen e pandemisë globale COVID-19 në Shqipëri. Me një postim në rrejtin social “Facebook”, kryedemokrati fton qytetarët që të ruajnë distancimin social dhe të repektojnë rregullat e caktura nga autoritetet shtetërore.
“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës. Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!’, shprehet Basha.
Sipas tij, çdo sakrificë e bërë sot nga qytetarët do të shërbëjë si triumf mbi të keqen.
“E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim.#ditemetemira”, thuhet në postimin e Bashës.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë