Kriza për karburant në Britani, ushtria nis furnizimin në pikat ku ka mungesë
Personeli ushtarak në Britani të Madhe ka nisur shpërndarjen e karburantit në pikat ku ka probleme, për të kompensuar mungesën akute të kamionëve.
Situatë e cila shkaktoi radhë të gjata të automjeteve të cilët prisnin të furnizoheshin. Shoqata e Shitësve me Pakicë të naftës tha se rreth 22% e pikave të karburantit në Londër dhe në juglindje ishin ende pa karburant, dhe se mund të duhen një javë deri në 10 ditë për të rikthyer rezervat në normalitet.
Zinxhirët e furnizimit të Britanisë nga mishi, benzina, deri te ilaçet dhe qumështi janë futur nën presion nga mungesa e fuqisë punëtore. Një krizë e tillë është cilësuar një pasojë direkte e Brexit, daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Ç’po ndodh me krizën e naftës në Britani dhe radhët e gjata në pikat e karburantit?
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut