KLP shpall dy vende vakante për ngritjen në detyrë të prokurorëve në SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur shpalljen e 2 vendeve vakante për ngritjen në detyrë të prokurorëve në SPAK.
Në këtë mënyrë, SPAK do të bëhet me 17 anëtarë ndërkohë që i duhen 20 anëtarë në total.
Gjatë mbledhjes së sotme gjithashtu KLP ka caktuar në detyrë prokurorin Gjon Fusha në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe prokurorin Albert Murçaj në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar kriteret që duhet të plotësojnë prokurorët që do kandidojnë për vendet vakante në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Sipas KLP kandidatët duhet të duhet të kenë jo më pak se 10 vite pune në fushën krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk kanë masa disiplinore si dhe ata dhe familjarët e tyre duhet të japin pëlqimin për kontrollin e llogarive bankare dhe telekomunikacioneve elektronike.
Sipas ligjit prokurorët duhet të kenë kaluar Vetting-un në të dy shkallët por kjo nuk i pengon ata të aplikojnë. KLP do t’i kërkojë komisioneve të Vetting-ut që këta prokurorë të kalojnë në mënyrë për përshpejtuar në këtë proces.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut