Dyshohet për 40 raste me COVID-19 në një anije të marinës franceze

8 Prill 2020 | 18:54

Ministria e Mbrojtjes së Francës ka njoftuar se të paktën 40 marinarë në bordin e aeroplanmbajtëses kanë shfaqur simptomat e coronavirusit të ri.

Anija, Charles De Gaulle, u kthye në port për shkak të një frikë të mundshme të përhapjes së COVID-19.

Përmes një deklarate, Ministria e Forcave të Armatosura shtoi se “rreth 40 marinarë janë nën mbikëqyrjen e mjekëve”.

Marina Franceze dhe komanda e aeroplanmbajtëses po monitorojnë nga afër zhvillimin e gjendjes shnëndetësore të marinarëve, thuhej në deklaratë.

Zëdhënësja e qeverisë franceze Sibeth Ndiaye shtoi se pacientët e dyshuar janë “vënë në izolim si masë paraprake”. 

Suspicion de cas #Covid19 à bord du porte-avions Charles de Gaulle :

▶️ Une quarantaine de marins sous observation médicale renforcée

▶️ Renforcement des mesures sanitaires déjà mises en place pic.twitter.com/8We8vb5zLj

— Ministère des Armées (@Armees_Gouv) April 8, 2020

Një ekip mjekësh të pajisur me kite testimi kanë hipur në bordin e Charles De Gaulle për të konfirmuar nëse anëtarët e ekuipazhit janë infektuar dhe për të parandaluar mundësinë e një rreziku të përhapjes së virusit.

Grumbullimet në anije kanë qenë të kufizuara dhe procedurat shëndetësore, duke përfshirë edhe dezinfektimin e ambienteve të përbashkëta janë përforcuar.

Anija përmban edhe helikopterë të cilët mund të vihen në përdorim për të evakuuar pacientë nëse do të jetë e nevojshme, deklaruan autoritetet e ministrisë.

Në anije ndodhen më shumë se 1,700 anëtare ekuipazhi.

Aeroplanmbajtësja ishte nisur për një mision në Oqeanin Atlantik por do të kthehet menjëherë në bazë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Macron dëgjon kërkesat e mjekëve në një qendrën shëndetësore

Shifra pozitive në Spanjë e Itali, ndërkohë që Franca sheh 1400 të vdekur për 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026