Aktorja kryesore e “Vera andrron Detin” mëson gjuhën e shenjave për rolin në film
Mësimi i gjuhës së shenjave ishte një nga sakrificat që i është dashur Teuta Ajdini Jegenit të bëjë në rrugën e saj të gjatë si aktore në Maqedoni të Veriut.
Ajo u shpreh për Euronews Albania se tashmë Vera është emri i saj i dytë. Teuta u ndje e mrekulluar dhe tha se e kishte kuptuar cili personazh do ishte sapo mori në dorë skenarin. Ajo nuk hezitoi aspak edhe pse iu desh kohë të mësonte gjuhën e shenjave.
“Në fakt unë mora rolin dhe i lash përshtypje regjisores që mund të bëj diçka dhe mund ta mësoj se të them të drejtën unë nuk kam ditur asgjë nga gjuha e shenjave. Kam mësuar shumë për 6 muaj edhe pse në film disa sekuenca janë kur unë përdor gjuhën e shenjave,” – u shpreh Teuta Ajdini Jegeni.
Ajo është vajza e aktorit të njohur Qemal Ajdini, ndaj natyrshëm pasioni për artin ka lindur që kur ka qenë e vogël. Teuta na tregon se nëna e saj i ka ruajtur të gjitha shkrimet e gazetave të kohës për të.
Kujtimet e kthejnë pas në kohë për pak çaste, por ajo ka shumë energji për të vijuar me të tjera projekte artistike. Pasditja e Tetues i kushtohet Teatrit, apo siç thotë ajo, shtëpisë së saj të dytë, ku e presin kolegët dhe miqtë për t’i uruar suksesin në festivalin e filmit në Venecia
Teuta na e prezantoi Teatrin Shqiptar të rinovuar, i cili për shkak të kushteve të papërshtatshme të punës ishte mbyllur për disa vite, dhe tani po jep shfaqje me numër të kufizuar spektatoresh.
Pavarësisht kushteve të vështira në të cilat punojnë aktorët në Maqedoninë e Veriut dhe pagave te ulëta, Ajdini Jegeni u jep përkrahje maksimale aktorëve të rinj shqiptar që të vazhdojnë të ndjekin karrierën dhe thotë se ky profesion të bën të ndihesh gjallë.
Bisedën me Euronews Albania e mbylli me një “faleminderit” në gjuhën e shenjave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fituesit e filmit në Venecia, filmi shqiptar ‘Vera andrron detin’ fiton dy çmime
- ‘S’ka mbetur asnjë’, aktori 94-vjeçar ëndërron të luajë sërish, por i mungojnë kolegët e skenës
- Festivali i Venecias, shfaqen filmat e fundit, shtohen ethet e garës për Luanin e Artë
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta