Basha: Është jetike për BE-në që të fokusohet në njohjen reciproke Kosovë-Serbi

5 Tetor 2021 | 18:45

Në samitin e Partive Popullore Evropiane për Ballkanin Perëndimor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se është e domosdoshme për Bashkimin Evropian që të fokusohet në zgjidhjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, për të garantuar njohje reciproke.

“Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë”, shtoi kreu i PD-së.

Arsyeja, sipas Lulzim Bashës është se problemet që nuk zgjidhen, mund të kthehen në kriza.

Lideri demokrat theksoi se “vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026