Serbi-Kosovë dhe Bullgari-RMV, Macron shpjegon situatën e ndërlikuar të Samitit për Ballkanin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo foli për një situatë komplekse në Ballkan. Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe Serbisë por dhe përplasjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Patëm një diskutim shumë të mirë sot për Ballkanin dhe perspektivën e integrimit. Situata sot paraqitet shumë e komplikuar mes shumë vendeve të Evropës. Situata mes Serbisë dhe Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket shumë kompleks. Kemi kaluar disa momente me drejtuesit e vendeve dhe kancelaren. Gjithashtu sot kemi diskutuar për situatën mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, siç e dini. Duhet të përparojmë mbi këtë temë por qëllimi ynë është të mundemi t’u ri-japim një perspektivë Ballkanit që janë të gjithë në Evropë”, u shpreh presidenti francez.
Sipas Macron, Ballkani sot po “përballet me një farë rikthimi prapa të historisë dhe tensione të mëdha”.
“Ne duhet t’u përgjigjemi me angazhim politik dhe më shumë vëmendje për të mundësuar integrim më të madh tregtar dhe njerëzor në rajon dhe të kemi një politikë për një qasje të përbashkët për trajtimin e minoriteteve që është një temë që i përket gjithë rajonit”, tha ai.
Në përfundim, presidenti francez foli dhe për çështje të rëndësishme të BE përtej Ballkanit duke theksuar nevojë e bashkëpunimit me Rusinë dhe Turqinë.
“Dëgjoni, unë mendoj se BE ka dy sfida kryesore, ka shumë të tjera por janë institucionale. Ne duhet së pari të zgjerojmë kufirin tonë dhe të kemi një diskutim me fqinjët tanë, në veçanti me Rusinë dhe Turqinë dhe në të njëjtën kohë ne duhet të transformojmë thellësisht funksionimin tonë të brendshëm”, përfundoi Macron.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës