Thellohen tensionet, Tajvani: Kina mund të na pushtojë në 2025
Tensionet ushtarake dhe ato diplomatike mes Kinës dhe Tajvanit janë rritur pas një seri fluturimesh të avionëve luftarakë kinezë në hapësirën ajrore të ishullit.
Ministri tajvanez i Mbrojtjes deklaroi se marrëdhëniet ushtarake me Pekinin janë më të zezat në 40 vjet dhe paralajmëroi se pala kineze do të mund të sulmojë Tajvanin në vitin 2025.
“Ne nuk duam të kryejmë veprime acaruese, por nëse i acarojmë ata është njësoj si të acarosh një njeri; një njeri merr gjithçka në dorë kur acarohet. Ndaj, sipas përllogaritjeve tona, 2025-a është viti kur ata do të kenë më shumë kapacitete ushtarake”, tha Chiu Kuo Cheng, ministër i Mbrojtjes i Tajvanit.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden po përpiqet të qetësojë situatën.
“Kam folur në telefon me presidentin kinez për Tajvanin. Ramë dakord që t’i bindemi marrëveshjes tajvaneze. E bëra të qartë se ai nuk duhet të bëjë diçka tjetër veç zbatimit të këtij akordi”, u shpreh Biden.
Dhe ndërsa tensionet rriten, një grup senatorësh franceze kanë mbërritur në Tajvan për një vizitë 5-ditore. Vizita në fjalë ka gjasa të acarojë Kinën.
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus