‘Keni gënjyer me shifrat’, Basha debaton me Manastirliun për vdekjet gjatë pandemisë
Kryedemokrati Lulzim Basha ka debatuar sot në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për shifrat e vdekjeve gjatë pandemisë.
Ishte kryedemokrati, ai i cili akuzoi qeverinë që ka gënjyer me shifrat e viktimave.
“Qytetarët tashmë e dinë që kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga Covid-19, që kanë gënjyer për tenderët abuzivë në kohë pandemie, por mbi të gjitha, që kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së shtoi se këtë e konfirmon tashmë edhe raporti i Komisionit Europian, në të cilin njoftohet se Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdekjeve në Europë për vitin 2020.
Për këtë pati edhe një replikë nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, e cila u shpre se se të gjitha deklaratat e Bashës janë akuza shterpë.
“E keni kthyer vdekjen në rrefren. Keni kohë tashmë, 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj pse këmbëngulmi me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, ashtu sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione”, u shpreh znj. Manastirliu.
Më pas kryedemokrati Basha i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të zbatojë rregulloren duke i dhënë mundësi opozitës të replikojë.
“Zonja Nikolla, unë e kuptoj që je mësuar të marrësh komanda dhe urdhra me buton, por kjo nuk është Asambleja e Partisë Socialiste, as mbledhja e oligarkëve, as ndonjë azil numër 2 ku mund të bësh gjërat siç do ti, e siç ke dashur ti. Ky është kuvendi, i dal nga masakra zgjedhore, por ka disa rregulla”, u shpreh Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës