Rikthimi i KFOR-it në veri, Haxhiu: Albin Kurti duhet t’u kërkojë falje qytetarëve
Pas marrëveshjes për reciprocitetin e targave, Kosova dhe Serbia tërhoqën trupat në pikat kufitare ne Bërnjak dhe Jarinjë dhe roli i sigurisë i kaloi KFOR-it.
Analisti Baton Haxhiu tha në “Shock” se kryeministri Kurti po bën gjëra, të cilat i ka kundërshtuar publikisht kur ka qenë në opozitë.
Sipas tij, kur Kurti ishte në opozitë, ai e kundërshtonte faktin që KFOR-i të ishte në pikat kufitare 1 dhe 31.
“Ia ka dhënë mandatin KFOR-it, ia ka dhënë patrullimin KFOR-it me rezolutën 12/24 për të mbajtur sigurinë në veri. E instaloi (KFOR) pas 11 vitesh. Unë nuk kam asgjë për t’i thënë, ka bërë mirë që të mos vriten qytetarët, por ka bërë keq që gjërat të cilat i ka thënë nuk i ka mbajtur”, tha ai.
Për këtë ndryshim të qëndrimit nga ana e Kurtit, Haxhiu tha se kryeministri duhet t’u kërkojë falje publike qytetarëve.
“Albin Kurti kryeministër duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës se nuk e kam ditur se cili është pushteti dhe cila është e vërteta e pushtetit, pastaj kur e bën këtë faljes publike kë të vazhdojë punën kryeministri. Po nuk e bëri këtë falje, sepse njeriu gjatë mandatit të tij mund të thejë një rregull, por nuk mund ta kundërshtojë veten për secilën fjalë që ka thënë”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta