Ish-anëtari i Komitetit të Nobelit për Letërsinë: Surprizë, nuk kisha dëgjuar kurrë për shkrimtarin nga Tanzania
Ish-anëtari i Komitetit të Nobelit për Letërsinë, Kristoffer Leandoer është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se Akademia Suedeze ka befasuar sërish me çmimin e fundit për letërsinë.
Z. Leandoer tregoi se nuk e kishte dëgjuar asnjëherë emrin e shkrimtarit Abdulrazak Gurnah nga Tanzania, që fitoi çmimin Nobel në Letërsi.
“Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë emrin e tij. Mendoj se është e mrekullueshme. Mendoj se kjo është mënyra sesi duhet të funksionojë. Akademia ia doli të na befasojë, sërish, gjë e cila është shumë e mire”, u shpreh ai.
Para se të shpallej emri i fituesit, z. Leandoer na tregoi për pritshmëritë dhe parashikimet e veta.
“Do të hamendësoja për një shkrimtar norvegjez. Mendoj ndoshta Karl Ove Knausgard, dramaturgu Jon Fosse ose autori më pak i njohur novelisti Dag Solstad”, tha ai.
“Mendoj se çmimi do i shkojë një burri, mendoj se do i shkojë një novelisti, sepse vitin e shkuar i shkoi një gruaje dhe ishte poete”, pohoi ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta