Andi Bushati për shefin e Pfizer: Flet me superlativa për Ramën sepse e ka klient

11 Tetor 2021 | 20:20

Shefi i kompanisë ‘Pfizer’, Albert Bourla, vizitoi sot Shqipërinë. Ai foli me fjalë pozitive për Edi Ramën, ku tha se është i impresionuar prej tij dhe se ky i fundit po implementon një strategji për vaksinimin. Mirëpo analisti Andi Bushati është skeptik në lidhje me këtë.

Në emisionin “Shock” Andi Bushati tha se raporti midis Edi Ramës dhe Albert Bourla-s është blerës-shitës dhe një shitës i trajton gjithmonë mirë klientët e vet.

“Drejtori i Pfizer që ka ardhur këtu, e ka klient qeverinë e Ramës. Rama vendos se sa doza do të marrë nga ai dhe padyshim që do të flasë me superlativa”, u shpreh Andi Bushati.

Analisti tha se në Shqipëri nuk merremi me fakte, por me propagandë dhe deklamime.

“Ne merremi me deklamime, nuk merremi me fakte. Në një vend ku fshehën numrat e vdekjeve nga COVID-19, nuk ka transparencë se sa ndihmë ekonomike u dha nga pandemia, edhe vaksinimi do të shitet si një histori suksesi”, tha analisti.

Ndërsa, për analistin Baton Haxhiu raporti qeveria Rama me shefin e Pfizer nuk është thjesht klent-shitës, pasi kemi të bëjmë me një industri vaksinash e cila ka shpëtuar shumë jetë.

“Nuk kemi të bëjmë me shitje dhe blerje, por me një institucion që ka shpëtuar miliona jetë”, tha Baton Haxhiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022