Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Baton Haxhiu: Mungesë dëshire nga të dy anët

11 Tetor 2021 | 20:53

Deklaratat e kryeministrit, Edi Rama për çështjen e bashkimit kombëtar të Shqipërisë me Kosovën sollën reagime nga Rusia, por sipas analistit Andi Bushati qeveria shqiptare nuk ka një qëndrim të qartë për këtë temë.

Ai tha gjatë emisionit “Shock” se kur flitet për bashkime dhe ndarje kufijsh duhet të jemi shumë të kujdesshme që të mos ketë vend për keqkuptime ndërsa e konsideroi qëndrimin e Ramës si “shfaqje dhe cirk me politikën e jashtme”.

Sipas Bushatit diplomacia e një vendi ka formula të ngurta dhe kërkush nuk guxon të dalë përtej tyre kurse për kryeministri Rama tha se është “duke e trajtuar diplomacinë e një shteti si telajon tënde krijon incidente të tilla”.

“Nuk është hera e parë që Rama e bën këtë. Ne nuk e dimë qëndrimin e ngurtë të qeverisë shqiptare për çështjen e bashkimit. Nuk ka qëndrim por vetëm deklarata të kryeministrit. Nëse do të ishte kryeministri serioz nuk do të kishim këto reagime. I bën për protagonizëm, që është shumë më e fortë se sa detyra e një kryeministri”, tha Bushati.

Ndërsa për Baton Haxhiun frazat për bashkimin kombëtar sjellin gjithnjë reagime duke shtuar se qëllimi i Ramës nuk ishte për të bërë propagandë.

Analisti nga Kosova tha se i pëlqejnë qëndrimet për bashkim nga cilido që vijnë por theksoi se nga të dy vendet ka një zbehje për arritjen e kësaj aspirate.

“Mua më pëlqen kushdo që ka qëndrim për bashkim me Kosovën. Duhet të nisë nga një qëndrim edhe pse ka rritje dhe zbritje të kësaj dëshire dhe mungesë dëshirë nga të dy anët”, përfundoi Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022