Rritja e çmimeve, protestë ndaj votuesve të kësaj qeverie, sipas politologut

12 Tetor 2021 | 08:06

Politologu Ermal Hasimja deklaroi për Euronews Albania se protesta që po bëhet për rritjen e çmimeve pak muaj pas zgjedhjeve është dëshpëruese sepse në një farë mënyre është protestë dhe ndaj votuesve të kësaj qeverie.

Hasimja ka një këndvështrim tjetër sa i takon kësaj proteste.

“Shumë mirë që protestohet, por protesta është pak jashtë fokusi. Nuk duhet protestuar kundër rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve nuk është person, nuk ka adresë dhe as nuk konkurron për votën tuaj,” – tha ai.

Sipas politologut qeveria nuk ka sesi t’i gjejë paratë përveçse nga taksat e qytetarëve, ama ajo që është e gabuar është “rrjepja me taksa e njerëzve që punojnë e mbajnë në kurriz këtë vend”.

Hasimja tha se qeveria përdor paratë e taksave të qytetarëve të ndershëm në favor të militantëve dhe klientëve të pushtetit dhe kjo është arsye për të protestuar.

“Meqë ra fjala, duhet protestuar edhe kundër atyre që shesin votën. Ah, po, harrova, kundër popullit nuk protestohet. Fajin e ka qeveria. Popullin e gënjyen,” – u shpreh politologu.

Ermal Hasimja pohoi se edhe ai është pro protestës dhe vazhdimit të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022