Behgjet Pacolli: Kam frikë se asociacioni do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, Kurtit i mungon transparenca
Lideri i Aleancës ‘Kosova e Re’, Behgjet Pacolli është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se qeverisë Kurti i mungon transparenca dhe sipas tij situata e krijuar në veri të vendit është një tymnajë e tepruar.
“Krejt ky tym që është ngritur për një gjë, për shumë pak mish në zgarë, më duket e tepruar. Unë e pyes veten kur do të kthehet policia jonë. KFOR në pikat kufitare, është një fjalim i z. Kurtit në parlamentin e Kosovës, ku kam qenë prezent ku ka folur: shkuarja e KFOR-it , serbizim i anës atje”, u shpreh ai.
Z. Pacolli nënvizoi se ka frikë se edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe do të firmoset siç ka kërkuar Serbia.
“Kemi legalizuar diçka që e kemi konsideruar ilegale, kemi legalizuar diçka që nuk është kosovare, që nuk është kushtetuese. Unë kam frikë se kjo që ka ndodh nuk do të debatohet. Ata do të instistojnë që asociacioni të bëhet siç ashtu si është nënshkruar”, u shpreh ai.
Z. Pacolli shtoi se sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti kryeministër, kundërshton Kurtin opozitar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta