Kriza e energjisë, Zaev: Deri në fund të vitit çmimi i energjisë në RMV nuk do të ndryshojë
Deri në fund të vitit çmimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë. Këtë ka deklaruar kryeministri i RMV-së Zoran Zaev në një konferencë shtypi.
Kryeministri Zoran Zaev tha se ekzekutivi ka përgatitur politikat fiskale për krizën e paralajmëruar ekonomike, Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i ikë krizës globale, ndërsa i është referuar kryeministrit shqiptar për të justifikuar alarmin sa i përket rritjes së çmimeve.
“Po, do të ketë krizë. Miku dhe kolegu im nga Shqipëria Edi Rama alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm. Të shohim si do të shkojnë gjërat, ndërsa shteti është këtu dhe ka marrë masat për të ndihmuar qytetaret”, u shpreh Zoran Zaev.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta