Pagat e policëve, Çuçi: Projekt për Policinë e Shtetit për të marrë të ardhura pa cenuar buxhetin e shtetit

13 Tetor 2021 | 13:10

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi renditi masat me të cilat sipas tij do të parandalohen shkeljet në qarkullimin rrugor.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri deklaroi se aktualisht qëllimi kryesor është që të forcojnë forcën ndëshkuese në lidhje me të gjithë shkelësit në qarkullimin rrugor.

Z. Çuçi nënvizoi se “fokusi është mënjanimi i çdo subjektivizmi që vjen nga marrëdhënia e policit me shkelësin duke futur teknologjinë”.

“Do ketë rreth 110 smartphone në duart e punonjësve të policisë, sa të evidentohet shkelja do të emetohet edhe gjoba. Apo blerjen e 6 radarëve që evidentojnë çdo shkelje që lidhjet me shpejtësinë në qarkullim. Gjoba shkon në qendër operative pa pasur negociata mes shkelësit dhe policit”, u shpreh ai.

Sa i përket rritjes së pagave për punonjësit e policisë, z. Çuçi tha se edhe për këtë gjë po mendohet por theksoi se pritet realizimi i një projekti, i cili mund të rrisë të ardhurat e Policisë së Shtetit.

“Jemi duke menduar edhe ketë gjë. Por, ne kemi një projekt i cili do të krijojë mundësi për Policinë e Shtetit që të marrë të ardhurat me shërbimet që bën në mënyrë që shpërblejë vetë trupën e saj. Po i shohim këto mekanizma pa cenuar edhe buxhetin e shtetit”, tha më tej ministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026