Albini në veri, Baton Haxhiu: Kurti është shndërruar në një person të paaftë në krye të qeverisë

13 Tetor 2021 | 20:35

Analisti tha në emisionin “Shock” për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nga një politikan “i cili i jep vetes më shumë fuqi se sa ka, është shndërruar në një politikan të paaftë. Këtë e tha duke iu referuar aksionit të policisë kundër kontabandës në veri të Kosovës.

“Politikisht, kur Albin Kurti ka ndërhyrë me njësinë speciale ka qenë risk i madh, vështirë që mund të qëndrojë, por është mirë ta provosh”, u shpreh Baton Haxhiu.

Veriu i Kosovës është shndërruar në pikë kontrabande, tha nga ana tjetër Andi Bushati, ndërsa vlerësoi ndërhyrjen me forcat speciale të qeverisë Kurti.

“Të gjithë ata që thoshin se qeveria Kurti nuk guxon më të ndërhyjë, iu provua e kundërta”, tha Andi Bushati.

Andi Bushati tha se çështja e krimit është çështje politike “për sa kohë krimi mbrohet nga Beogradi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022