100-ditëshi i policisë, Durrësi dhe Shkodra më të suksesshmit, në Tiranë Komisariati nr. 1
100 ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për policinë e shtetit, në vend janë regjistruar 12 vrasje me 13 viktima ose 7 më pak se për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por cila është përformanca e uniformave blu për këtë periudhë kohore?
Matës i rezultateve për secilën drejtori u caktua me prioritet, arrestimi i personave në kërkim, kapja e armëve dhe operacione të finalizuara.
Euronews Albania ka mbledhur këto rezultate ku kryeson Policia e Durrësit, ndjekur nga Tirana e më pas Shkodra. Më pak rezultative janë qarqet si Elbasani, Lezha dhe Fieri ku 100-ditëshi nuk duket se ka sjellë ndonjë ndryshim apo ritëm të ri. Fieri rezulton qarku më problematik referuar vrasjeve, pasi në 3 muaj në të janë regjistruar 4 të tilla.
Sa i takon komisariateve në Tiranë, ku është edhe përqendrimi me i madh i forcave policore në bazë të të dhënave të bëra publike gjatë 100-ditëshit, vendin e parë e mban Komisariati 1, me 32 persona në kërkim të arrestuar, 5 operacione të finalizuara dhe 10 armë zjarri të sekuestruara. Në vend të dytë për nga rezultatet vijnë komisariate si 2 dhe 6.
Rezultatet e arritura në 100 ditë afat janë kërkuar nga titullari i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano për të analizuar punën e gjithsecilit drejtues. Bashkë me vlerësimet e punës, kryepolici do të vendosë vazhdimësinë e secilit prej drejtuesve pjesa më të madhe e të cilëve janë emra të ricikluar prej vitesh në radhët e uniformave blu.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje