Energjia me kredi, OSHEE dhe KESH kanë marrë 500 mln euro hua nga 2015
Një kredi me vlerë 70 milionë euro është dhënë për Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike. Shuma që jep BERZH, do të përdoret të mbuluar efektet negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe për ndërtimin e një nënstacioni nëntokësor në Tiranën.
Marrëveshja për këtë kredi është firmosur më 9 shtator, atëherë kur kriza energjetike, po merrte përmasa të jashtëzakonshme, derisa qeveria u detyrua një muaj më vonë të garantojë edhe 200 milionë euro të tjera.
Kompanitë publike energjetike, pas reformës së vitit 2015, kanë marrë miliona euro kredi për të investuar në rrjet, por edhe për të shpëtuar nga gropa financiare.
Në vitin 2016, BERZH dha 218 milionë euro hua për ristrukturimin e KESH-it dhe në prill të këtij viti edhe 9.1 milionë euro të tjera për investimin me panele diellore në Fierzë.
Gjatë viteve të fundit, nevoja e kompanive energjetike për të marrë kredi ka lindur në kohë krizash e thatësire, por në periudha lulëzimi fitimet e tyre kanë kaluar 170 milionë euro në vit.
Në marrëveshjet kreditore, këto kompani janë të mbrojtura nëse nuk shlyejnë detyrimet, pasi në rast të pamundësisë, kreditë paguhen nga buxheti i shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
BERZH i jep 70 mln euro kredi OSHEE-së për të mbuluar nevojat e pandemisë
Rama: Borxhi publik s’është jashtë kontrollit, së shpejti marrim financime
Opozita paralajmëron padi kundër OSHEE dhe KESH për energjinë
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM