Zgjedhjet lokale në RMV, betejë shqiptare për Çairin
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut po përgatitet një garë e fortë mes kandidatëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare që po tentojnë të ndryshojnë fuqitë në disa komuna. Një prej komunave ku pritet një konkurrencë e fortë mes kandidatëve shqiptarë, është ajo e Çairit.
Përballë kryetarit aktual Visar Ganiu, i cili rikandidon nën siglën BDI, është shqiptari tjetër përfaqësues i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, Bekim Saliu. Visar Ganiu, pretendon të qëndrojë në zyrën e kryetarit me premtimet kryesore në infrastrukturë.
“Parlamenti dhe Qeveria kanë sjellë një ligj të ri që quhet ligji për investime strategjike dhe ne kemi konkurruar si komuna e parë pilot që do të zbatojë ligjin. Kemi konkurruar me 12 garazha në kate dhe kemi gjetur një kompani që i ka bërë të gjitha studimet e fizibilitetit dhe biznesit. Pas marrjes së mandatit, në 2-vjeçarin e parë të mandatit mendojmë që ta realizojmë këtë projekt. Gjithashtu kemi zgjerime të disa bulevardeve”, tha z. Ganiu.
Por një tjetër kandidat po sfidon seriozisht atë dhe po kërkon besimin e qytetarëve të Çairit. Është Bekim Sali, stomatologu që përfaqëson koalicionin opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Kandidati Sali del me ofertë për ndryshime rrënjësore në Çair. Ndërtimin e Çairit të Ri përmes “Master Planit” që e ofron.
“Master plani është zgjidhja më e mirë dhe më e sigurt për Çairin. Kjo nuk nënkupton vetëm zgjidhjet urbanistike por edhe jetën sociale, jetën për të moshuarit, për të rinjtë, numrin e shkollave, numrin e çerdheve për arsye të disbalancit të madh dhe padrejtësisë për banorët e Çairit. Deri më tani është ndërtuar vetëm pjesa e banimit e jo edhe pjesa tjetër përbërëse urbanistike”, shprehet z. Sali.
Por pavarësisht premtimeve, Çairi ka problem serioz mungesën e infrastrukturës së kanalizimit. Në këtë periudhë të shirave të vazhdueshme, rrugët e Çairit është mëse normale t’i shihni në këtë gjendje. Gropa të mëdha të mbushura me ujë dhe baltë, ku nuk kanë munguar edhe shtëpitë që herë pas here janë përmbytur nga shirat.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi