Më 17 tetor qytetarët me dyshtetësi mund të votojnë në RMV dhe Kosovë
Personat me dyshtetësi, do të kenë mundësi të votojnë më 17 tetor si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë.
Admir Shabani, zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në RMV sqaroi për Euronews Albania se në këtë shtet votuesit do të identifikohen nëpërmjet procesit biometrik.
Sipas tij, kjo nuk do të jetë një problem për qytetarët me dyshtetësi që duan të votojnë edhe në Kosovë.
Ndërkohë për procesin e votimit në Kosovë, zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se në këtë shtet votuesit do të identifikohen nëpërmjet bojës në gisht dhe ky nuk do të jetë një problem për procesin e votimit në RMV.
Zgjedhjet vendore në Kosovë dhe RMV pritet të zhvillohet më 17 tetor.
Në RMV po përgatitet një garë e fortë mes kandidatëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare që po tentojnë të ndryshojnë fuqitë në disa komuna. Një prej komunave ku pritet një konkurrencë e fortë mes kandidatëve shqiptarë, është ajo e Çairit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi