Olsian Çela për Euronews Albania: Harta e re gjyqësore, masë drastike e nevojshme për sistemin

15 Tetor 2021 | 14:05

Riorganizimi i drejtësisë në 12 gjykata dhe prokurori të shkallës së parë dhe vetëm 1 apeli, shihet si zgjidhje urgjente nga prokurori i përgjithshëm në kushtet ku ndodhet sistemi.

I vetëdijshëm se vetingu do të “skarcojë” edhe prokurore e gjyqtarë të tjerë, Olsjan Çela bie dakord me hartën e re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“Mendojmë që në një plan afatmesëm do të arrijë të amortizojë vakancat e shumta që janë duke krijuar në sistem, vakancat do të fillojnë të shtohen, që do të thotë se masat duhet të jenë drastike”, u shpreh Olsian Çela.

Kryeprokurori Çela shikon si zgjidhje edhe angazhimin në sistem të studentëve të vitit të 3 të shkollës së magjistraturës.

“Prurjet e reja janë çelësi”, tha kryeprokurori Çela.

Deklarata Çelës erdhi gjatë mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve ku zgjodhën 3 anëtarët e rinj të këshillit të lartë të prokurorisë Sokol Stojani, Ludovik Dodaj dhe Zeqir Hodaj .

Për hartën e re gjyqësore pritet të shprehet edhe ministria e drejtësisë e cila prej një viti duket se nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me këshillin e lartë gjyqësor ndërsa avokatët janë shprehur kundër pasi shkrirja e disa gjykatave dhe lënia e një të vetme apeli do të ketë kosto të mëdha financiare për qytetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026