Arrestohen 10 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike

15 Tetor 2021 | 19:26

10 persona janë arrestuar, 10 janë vënë në hetim dhe 1 është shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia tha se si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike ose ndërhyrjeve në matësit elektrikë nëpër banesa.

Sipas policisë, lidhur me këtë akuzë janë arrestuar në flagrancë 10 shtetas në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, janë proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë

Në një mbledhje të thirrur pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku me drejtuesit më të lartë të uniformave blu, është kërkuar që vjedhja e energjisë të jetë në fokusin e policisë së shtetit.

Kjo kërkesë e dy ministrave erdhi pasi kryeministri Rama njoftoi krizën energjetike.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026