Arrestohen katër persona për shitblerje votash në RMV

16 Tetor 2021 | 15:21

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar katër persona të dyshuar për blerje të votave për zgjedhjet lokale që do të mbahet të dielën.

Personat janë arrestuar të shtunën në një lagje të Shkupit, derisa po u shpërndanin njerëzve para në këmbim të votës, njofton Ministria e Brendshme.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar 121 mijë denarë (2 mijë euro) dhe 250 euro.

Të ndaluarit akuzohen për veprën penale “ryshfet në zgjedhje dhe votim”.

Maqedonia e Veriut zhvillon këtë të dielë raundin e parë të zgjehdjeve vendore. Në të do të zgjidhen 80 kryetarët e rinj të komunave dhe kryebashkiaku i Shkupit.

1.824.864 persona kanë të drejtën e votës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026