Burg për rivalin e Aldo Bares, masa e sigurisë iu komunikua në Spitalin e Traumës
12 Prill 2020 |
13:37
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Orges Bilblin. Masa iu komunikua në Spitalin e Traumës. Mbi të rëndojnë dy akuza: vrasje e mbetur në tentativë ndaj puonjësit të policisë, dhe armëmbatje pa leje.
I shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjes, Orges Bilbilin dështoi ta arrestonte RENEA, por ai u plagos dhe u vu në pranga gjatë një ndalimi rutinë nga forcat e posaçme ‘Shqiponja’ këtë të premte, në kryeqytet.
Orges Bilbili njihet edhe si rival i bandës së Aldo Bares. Bilbili është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për trafik narkotikësh dhe ishte shpallur në kërkim edhe si një prej autorëve të masakrës së Lushnjes ku së bashku me Laert Haxhiun ekzekutuan me breshëri automatiku Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin.
Lajme të Sugjeruara
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës