Pjesëtarët e Listës Serbe votojnë bashkërisht në Mitrovicë të Veriut
Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke votuar në Mitrovicë të Veriut.
Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.
Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe fitoi 10 komuna.
Para mediave foli edhe kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq i cili tha se zgjedhjet nënkuptojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes.
“Të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe procesi po zhvillohet normalisht. Ftoj të gjithë qytetarët që në numër sa më të madh të votojnë”, tha Radojeviq.
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet