Maratona e Tiranës, rrugët ku bllokohet qarkullimi nga ora 07:00-17:00
Këtë të diel zhvillohet në kryeqytet edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, ku do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës.
Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të organizuar nga Bashkia Tiranë do të bëhet kufizimi i qarkullimit të automjeteve nga ora 07:00 deri në orën 17:00 në disa akse të kryeqytetit.
Akset ku është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Tiranë:
Ndalohet qarkullimi në datën 17 tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, blv “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura “Taiwan”, bulevardin “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te “Ura Taiwan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania